Akne Vulgaris
Aknet jane nje problem shume I madh sidomos I moshes se adoleshences ku rreth 89 % e tyre kane akne.Por si ti japim nje zgjidhje me te mire ketij problemi qe eshte folur e vazhdon te flitet per vite me radhe?
Mosha qe fillojne aknet jane kryesisht 10-17 vjec ne femrat dhe 13-19 vjec ne meshkujt.Disa nga faktoret te cilet e nxisin acarimin e aknes jane:
1) Faktoret endokrine
2) Faktore Genetike
3) Faktoret emocional
4) Dieta jo e balancuar-rezistenca insulinike
5)Produkte kozmetike jo te pershtatshme
Okluzioni apo presioni ne lekure(qofte dhe perdorimi I telefonave e quajtur akne mekanika) dhe duhet konsideruar ne cdo pacient
Akne nuk eshte shkaktuar nga cokollatat apo cdo lloj ushqimi por qe ne nje pjese te pacienteve ka ndikim si rrjedhoje e rezistences insulinike. Aknet jane nje problem multifaktorial ku ndikojne si faktore te brendshem ashtu dhe te jashtem. Mekanizmi I formimit te akneve perfshin disa mekanizma si:
* Keratinizimin anormal dhe nderveprimin midis hormoneve (androgen) dhe bakterieve (propioni bacterium acne)ne njesine pilo-sebace(te qimes dhe yndyres).
* Format e akneve jane te ndryshme duke filluar nga ato jo inflamatore ku kemi komedonet (pikat e zeza) dhe pikat e bardha.
* Akne inflamatore ku futen dhe format ku shihni pucrat e kuqe dhe ato me qelb(papulo-pustuloze),forma nodulo-cystike,akne konglobata ,fulminans,ku nese ju nuk jeni te kujdesshem dhe nuk I mjekoni ne kohe atehere mundesia e cikatriceve eshte me e madhe dhe lekura juaj do duket me ngritje dhe ulje si dhe pigmentime.
Eshte shume e rendesishme bashkepunimi me mjekun dermatolog ne menyre qe te merrni mjekimet qe ne fazat fillestare.Shume shpesh degjojme nga prinderit qe jane thjesht pucrat e moshes dhe do ikin dhe skan nevoje per ti trajtuar,por duke pare qe akne eshte nje problem shume faktorial eshte pothuaj e pamundur te largohen te gjitha keto problem pa e trajtuar dhe treguar kujdesin e nevojshem.
Trajtimet jane ne varesi te formes dhe mjekimi vazhdon me vite ne bashkepuunim em mjekun duke filluar me mjekimin lokal dhe lares specifik duke hequr yndyren e tepert per te ruajtur nje ph te duhur te lekures,mjekimi oral te shoqeruar me laser,blu light,IPL si dhe kujdesi per te minimizuar dhe me pas trajtuar cikatricet dhe pigmentimet qe lene pas sherimit.
Dr.Brunilda Bardhi
Dermatologe