Misioni
ASCAD eshte Shoqata e Dermatologjise dhe Estetikes Shqipetare e dedikuar per te ndihmuar mjeket profesioniste per te pembushur potencialin e tyre.
- Te ofroje sherbimin profesional pacienteve duke krijuar siguri dhe standartin me te larte .
- Te bashkoje mjeket e licensuar ne fushen e Mjekesise dhe Kirurgjise Plastike, me specialitete dhe kompetenca te ndryshme apo disiplina te tjera te ngjashme duke vene eksperiencat dhe studimet e tyre ne sherbim per: permiresimin,pergatitjen individuale te anetareve per te kontribuar ne ASCAD.
- Te ofroje kurse, trajnime per formimin,perditesimin,perfeksionimin e te diplomuarve ne fushen e mjekesise ne lidhje me Shoqaten ASCAD.
- Te promovohen programe vjetore sipas aktivitetit konform QKEV.
- Te zhvillohen dhe te vleresohen publikime shkencore dhe didaktike te realizuara nga anetaret e ASCAD si dhe dhenia e cmimeve apo bursave te studimit nga ASCA, konform objektivave te sas.
- Bashkepunim nder-institucional,disponibilitet dhe bashkepunime te mundshme me Ministrine e Shendetesise, Shoqata Shendetesore, Organizma dhe Institucione te tjera Rajonale dhe Kombetare
- Te promovohen kerkime eksperimentale ne industrine farmaceutike dhe kozmetologjike,per permiresimin e vazhdueshem te cilesise.
- Te organizohen Konferenca, Kongrese, Seminare, Trajnime, Kurse etj ne nivelin Kombetar dhe Nderkombetar me synim arritjen e objektivave te siperpermendura, te permbledhura keto te gjitha ne faqen zyrtare te webit te ASCAD.